Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbërritur në Pallatin e Brigadave. Ajo është pritur nga vetë kryeministri shqiptar Edi Rama, me të cilin ka zgjedhur të takohet vetëm me grusht, për shkak dhe të rregullave të pandemisë.

Pas ceremonisë zyrtare, Rama e ka prezantuar Merkel me “ekipin” e tij dhe të dy kanë vazhduar sipas axhendës. Pas një takimi “kokë më kokë” me Edi Ramën, Merkel do të takohet dhe me liderët e tjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në Rinas, kancelarja gjermane është pritur nga ministrja e Jashtme e Shqipërisë Olta Xhaçka. Një nga një në Aeroportin e Shqipërisë po vijnë dhe liderët e tjerë të vendeve të rajonit. Pak minuta pas Merkel, në Rinas ka mbërritur dhe kryeministri i M.Veriut Zoran Zaev.