“Cënimi i kufirit”, reagon kryebashkiaku Malaj: Nuk do të lejojmë asnjë centimetër territor t’i hiqet Matit

Share

Problemi i gabimit të bërë nga kompania CSI-piemonte & Datech e cila ishte kontraktuar për të ofruar shërbime teknike për regjistrimin fillestar të pyjeve dhe kullotave ndaj pushtetit vendor, ka hyrë në rrugën e zgjidhjes.

Në një intervistë për Mat Televizion, Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj, deklaroi se nuk do t’i cënohet asnjë centimetër territor Bashkisë së Matit nga ky proces. Ai tha se referencë e ndarjes administrative – territoriale do të jetë harta e miratuar nga Këshilli Kombëtar u Territorit në vitin 2014 dhe e implementuar në vitin 2015. Malaj tha se për këtë problem Bashkia Mat i është drejtuar zyrtarisht Ministrisë së Brendshme duke i kërkuar korigjimin e gabimit në hartën e publikuar nga Autoriteti Shtetëror për Informacion Gjeohapsinor.

Me një problem të ngjashëm po përballet edhe Bashkia e Klosit ku në hartën e publikuar nga ASIG i cënohet një sipërfaqe prej rreth 950 hektar në masivin pyjor të Balgjajt.

Read more

Local News