Komisioni Rregullator zhvilloi seancë dëgjimore me Drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile mbi metodologjinë dhe/ose kriterin e përdorur nga DPGJC, për përcaktimin e numrit të përgjithshëm të shtetasve dhe numrin e shtetasve për çdo qark, si dhe periudhën kohore të cilës i është referuar përllogaritja.

Gjithashtu, Komisioni Rregullator shqyrtoi projektvendimin “Për caktimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 Prill 2021”.

Komisioni Rregullator unanimisht vendosi të miratojë caktimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvend të datës 25 prill, si më poshtë:

Qarku Berat – 7 (shtatë) mandate

Qarku Dibër – 5 (pesë) mandate

Qarku Durrës – 14 (katërmbëdhjetë) mandate

Qarku Elbasan – 14 (katërmbëdhjetë) mandate

Qarku Fier – 16 (gjashtëmbëdhjetë) mandate

Qarku Gjirokastër – 4 (katër) mandate

Qarku Korçë – 11 (njëmbëdhjetë) mandate

Qarku Kukës – 3 (tre) mandate

Qarku Lezhë – 7 (shtatë) mandate

Qarku Shkodër – 11 (njëmbëdhjetë) mandate

Qarku Tiranë – 36 (tridhjetegjashtë) mandate

Qarku Vlorë – 12 (dymbëdhjetë) mandate