Byppasi i Murrizit vijon të prodhojë aksidente, dy mjete dalin nga rruga brenda pak orëve

0
6

  Dy automjete kanë dalë nga rruga në bajpasin e Murrizit në fshatin Bastar. Vendi është i njëjtë, ku që nga hapja e kësaj rruge janë shënuar me dhjetra aksidente automobilistike.

Një automjet mbeti gjatë natës së të dielës mbi barrierën metalike anësore, teksa levizte në drejtim të Tiranës. Për fat të mirë nga ky aksident nuk pati të lënduar. Drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët që ndodheshin në të arritën të dilnin nga makina pa pësuar dëmtime.

Ndërkohë, aksidenti tjetër ndodhi gjatë ditës së hënë. Një tjetër mjet që lëvizte në këtë rrugë doli jashtë saj dhe përfundoi pranë varrezave.

Personat që ndodheshin në të pësuan lëndime të lehta, pasi për fat të mirë, makina u ndalua nga pemët dhe bimësia. Megjithëse kjo kthesë në bajpasin e Murrizit ka shkaktuar me dhjetra aksidente që për fat të mirë nuk ka patur humbje jete njerëzore, nga autoritetet nuk është marrë asnjë masë për të rritur parametrat e sigurisë.

Drejtuesit e mjeteve vijojnë tu bëjnë apel autoriteteve që ta bëjnë të sigurtë këtë rrugë deri në hapjen e tunelit të Murrizit, pasi përbën rrezik kalimi në të, sidomos në mot me lagështi.