Banorët e fshatit Bushkash në Njësinë Administrative Ulëz në Bashkinë e Matit thonë se këtë vit uji vaditës ka shkuar më herët se vitet e kaluara. Për ata që kanë mbjellë kultura të ndryshme bujqësore, ardhja e ujit vaditës para kohe, është në favorin e tyre. Por një tjetër fenomen vihet re në këtë fshat i përzgjedhur si një ndër 100 fshatrat turistik në vendin tonë. Pjesa më e madhe e tokave bujqësore janë lënë djerr. Për këtë banorët thonë se dy janë arsyet kryesore, kostoja e lartë e punimeve dhe emigrimi i të rinjëve. Duke qenë se të rinjtë janë larguar prej aty, banorët shpresojnë që me investimet që do të bëhen në fshatin e tyre, si i përzgjedhur si fshat turistik, mund të ngjallë shpresën e rikthimit të banorëve.