Aksi rrugor nacional Burrel – Skuraj vijon të mbetet problematik për drejtuesit e mjeteve. Ndonëse rrall herë shohim të mbushet ndonjë gropë me asfalt, problemi rikthehet pas një kohe të shkurtër. Segmentet më problematike mbeten nga ura e Ulzës deri në Baz dhe nga Bazi në afërsi të qytetit të Burrelit. në Bushkash gropat janë bërë të mëdha, duke vështirësuar shumë lëvizjen e automjeteve të vogëla. drejtuesit e mjeteve shprehen se ky aks duhet të rehabilitohet pothuajse plotësisht pasi veç gropave ka edhe probleme të tjera, siç janë çedimet e shumta të karrexhatës.
Aksi Burrel – Skuraj vijon të jetë arteria kryesore e verilindjes ku në të kalojnë mijëra banorë të Qarkut Dibër, Maqedonisë së Veriut etj.