Amortizimi i rrugës kryesore të fshatit Bushkash, në Njësinë Administrative Ulëz të Bashkisë Mat, ka irrituar të 120 familjet e këtij komuniteti ndaj pushtetit vendor. Ata kanë marrë një vendim, që nëse nuk do të ketë asnjë investim në këtë rrugë, nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të qershorit.