Ekipi i futbollit “Burreli” vijon me fazën përgaditore para se të startojë kampionati i ri 2021 – 2022. Skuadra e drejtuar nga tekniku Saimir Patushi vijon stërvitjen në kompleksin sportiv në “Arbanë” të Tiranës.
Por stafi nuk është mjaftuar me stërvitjen pasi herë pas here ka zhvilluar edhe ndeshje miqësore. Pasditën e së Mërkurës matjanët luajtën në Fier kundër Apolonisë vendase ku dhe dolën në barazim pagola. Ndonëse ende skuadra nuk është kompletuar, për drejtuesit e stafit teknik dhe ato të klubit, djemtë e grumbulluar dhe me tëcilët është bërë marrëveshje po tregojnë formë të mirë.
Po ashtu mësohet se të hënën do të zhvillohet një tjetër miqësore me ekip të superligës. Burreli do të masë forcën me ekipin e Tiranës, ndeshje e cila do të mbahet në ambjentet e stadiumit të Dinamos.
Drejtues të Klubit të Futbollit “Burreli” thanë se deri në fund të këtij muaji do të jenë firmosur të gjitha kontratat me sportistët në mënyrë që ato të dorëzohen në kohë pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.