Të rinjtë e U15 të Burrelit të cilët aderojnë në ligën amatore, janë një premisë për të shkuar më lart. Të vegjëlit e drejtuar nga tekniku Lulzim Kola këtë vit kanë garuar në grupin e Tiranës, duke patur një ecuri të mirë deri tani.
Ata zhvilluan një ndeshje miqësore me ekipin amator U15 të Vllaznisë së Shkodrës i cili është shpallur kampion për këtë vit në grupin e Veriut, duke e mundur atë me rezultatin 3 me 1. Kola tha se Burreli ka nxjerrë gjithmonë talente, ku edhe ky brez ka premisa për të nxjerr futbollistë që të aderojnë në ekipin e parë.
Ndeshja gjysmëfinale mes ekipit amator U15 të Burrelit dhe “Futboll republikë” pjesë e akdemisë së ish futbollistit Redi Jupi, do të përballen mes tyre këtë fundjavë për të përcaktuar ekipin finalist.