Burreli-Tomori do të luajnë sot në “Elbasan Arena”, një finale që vlen për… elitën. Ngjitja nuk do të jetë fort e thjeshtë për fituesen e këtij çifti, pasi do t’u duhet të ndeshen më pas me ekipin që do të renditet i teti në Kategorinë Superiore (verdikt që do të jepet sot edhe ky).
Matjanët kanë 22 vite që pret rikthimin, ndërsa beratasit 8 vite. Ndaj, kjo përballje vlen jo vetëm për prestigj, por mbi të gjitha për miliona. Duke qenë në elitë, minimalisht do të arkëtonin 40 milionë lekë të vjetër prej së drejtës televizive. Ky do të ishte veç fillimi, pasi më tej do të shtoheshin edhe reklamat, sponsorët e të tjera si këto.