Ekipi i futbollit Burreli do të presë të shtunën në “Liri Ballabani” ekipin e Vorës për llogari të javës së katërt të fazës së tretë të këtij kampionati. Megjithëse kjo ndeshje vjen pas dy humbjeve radhazi, Burreli është i gatshëm të vijojë objektivin e vënë që në fillim të kampionatit. Skuadra e drejtuar tashmë nga tekniku Renato Hoti mori udhëzimet e fundit të premten për të qenë gati për sfidën e radhës të shtunën. Hoti tha se gjendja morale e fizike e skuadrës është mjaft e mirë dhe se rezultati final do të flasë në favor të tyre. Ai shtoi se ka besim të madh që gjithçka do të zgjidhet brenda 90-të minutave të lojës së rregullt.
“Ekipi është në gjendje të mirë edhe pse vjen pas dy humbjesh radhazi. Gjendja psikologjike e fizike e skuadrës është optimale dhe jam besimplotë që do tja dalim mbanë. Ne do të luftojmë deri në minutën e fundit për objektivin që i kemi vënë vetes që në fillim të këtij kampionati. Numrat na mbajnë në garë ndaj dhe objektivi madhor vazhdon” – tha Hoti.
Sfida tjetër që do të luhet nesër do të jetë ajo mes Korabit dhe Dinamos.