Kampionati i kategorisë së parë në futboll po shkon drejt fundit, ku të shtunën skuadrat e kësaj kategorie do të përballen për llogari të javës së 23 të sezonit 2022 – 2023.

Matjanët presin në stadiumin “Liri Ballabani” ekipin e Flamurtarit të Vlorës, një skuadër që aspiron superligën pasi ndodhet në vendin e tretë me vetëm 3 pikë diferencë nga Skënderbeu kryesues. Por nga ana tjetër, djemtë e drejtuar nga tekniku Dorian Bubeqi duhet të marrin patjetër fitoren, e cila i largon nga zona e rrezikut në këtë fazë të kampionatit.

Skuadra ka zhvilluar gjatë kësaj jave seanca të ngjeshura stërvitore për faktin se do të ketë përballë një kundërshtarë të vështirë si Luftëtari që tashmë do të luajë për kreun e kategorisë deri në ndeshjen e fundit.

Skuadra ka marrë udhëzimet e nevojshme nga ana e stafit teknik që të jetë në formë të shkëlqyer në përballjen e së shtunës e cila do të luhet në orën 15:00 në fushën e stadiumit “Liri Ballabani” të qytetit të Burrelit.

Skuadra fton tifozërinë matjane që të mbushë shkallët dhe të jetë mbështetje për djemtë në fushën e lojës.