Të shtunën do të zhvillohen ndeshjet e javës së katërt të kategorisë së parë në futboll. Matjanët presin në shtëpi ekipin e Besës së Kavajës e cila ndodhet e pozicionuar në vendin e 5 në klasifikimin e përgjigjshëm pas javës së tretë, në kuotën e 5 pikëve, me 2 barazime e një fitore. Ndërkohë matjanët shkojnë në këtë takim pas dy barazimeve radhazi në kampionat dhe humbjes së javës së kaluar të pësuar në Saranda nga Butrinti vendës. Megjithatë, djemtë e Burrelit do të kërkojnë kthesën e madhe në takimin me kavajasit, ndeshje e cila pritet të ndiqet nga një numër i madh tifozësh. Skuadra e ka nisur stërvitjen që ditën e hënë duke zhvilluar seanca instensive e duke punuar në anën taktike sidomos për finalizimin e aksioneve. Drejtues teknik të klubit thanë se kthesa është e dosmosdoshme në këtë moment pasi nuk mund të shkohet më tej me barazime e humbje, ndaj duhen patjetër tri pikët. Por për të zbuluar rezultatin e kësaj ndeshje duhen pritur 90-të minutat e lojës që nisin në orën 14:00 të shtunën në stadiumin “Liri Ballabani” të qytetit të Burrelit.