Matjanët do të luajnë sërisht ndeshje në shtëpi. Këtë të shtunë ata presin në “Liri Ballabani” ekipin e Engatias së Rrogozhinës që gjendet vetëm një vend më poshtë në renditjen e grupit A.
Megjithatë, djemtë e drejtuar nga tekniku Alert Alcani sigurojnë që do të marrin një tjetër fitore në shtëpi. Skuadra është në formë të mirë sipas drejtuesve të stafit teknik e nisur nga kjo ata do t’i dhurojnë sportdashësve matjan një tjetër kënaqësi fitoreje.
Tekniku Alcani u shpreh se skuadra që ai drejton është perfeksionuar dhe se me rezultatet e arritura deri tani, ka moralin e lartë. Fitoret në shtëpi janë të rëndësishme për ekipin i cili mbështetet fuqishëm edhe nga tifozëria.
Ndeshja mes Burrelit dhe Egnatias do të luhet nesër në orën 13:00 në stadiumin “Liri Ballabani” të qytetit të Burrelit.