Është luajtur sot java e 3 e Kategorisë së Parë të futbollit shqiptar. Burreli sot ka zhvilluar ndeshjen ne transferte ndaj sarandiotëve të Butrintit. Por edhe pse pritej kthesa e madhe matjanët zhgënjyen sërish , kësaj rradhe duke e humbur takimin.

Ajo që mbetet në kufijtë e të pabesueshmes është që matjanët në 4 ndeshjet e para (përfshirë përballja në Kupë) nuk kanë arritur kurrë të tundin rrjetën.

Ekipi i Patushit duket qartë që problemin kryesor e ka në sulm pasi në 30-40 metrat e fundit loja e matjanëve len shumë për të dëshiruar.

Edhe ditë e sotme kundër një kundërshtari tejet inferior të paktën në letër matjanët mposhten lehtësisht me një gol mjaft të bukur të Kolonjës.

Kjo humbje do të thot ë vendete fundit në klasifikim për matjanët të cilë prej kohësh nuk gjendeshin në të tilla pozita.

E vetmja notë pozitivë e kësaj ndeshje ishin disa tifozë të Burrelit që pavarsisht distancës udhëtuan drejt Sarandës për të ndjekur ekipin e zemrës.

Disa zgjedhje të Patushit në merkato po ngrenë shumë pikëpyetje ku reparti sulmues mungon në apel.

Klejdis Branica nuk arrin kurrë të jetë deçisiv e ndërsa sulmuesi i cili pritej të ishte ylli i ekipit Effiong Eyoh do vijojë të jetë i dëmtuar edhe për një muaj edhe pse nuk ka luajtur akoma asnjë minutë për Burrelin.

Edhe pse vetëm fillimi pretendimi për Superiore i matjanëve duket vetë një ëndërr të cilë e panë veten shumë shpejt të kthehen në realitet.