Burreli pa trajner por fitimtar. Mposht në derbin e qarkut Dibër Korabin vendas

Share

Ekipi i Burrelit ja ka dalë mbanë të fitojë përballë një kundërshtari të fortë në shtëpinë e tij, Korabit të Dibrës. Matjanët fituan këtë takim falë dopietës së shënuar nga Fikaj, kundrejt një goli të vendasve.

Kanë qenë dibranët që kanë kaluar të parët në avantazh në minutën e 27 me Prendin, por gëzimi i tyre nuk ka zgjatur shumë pasi matjanët kanë barazuar gjithçka vetëm 4 minuta më vonë.

Ekipet shkuan në dhomat e zhveshjes me rezultat të barabartë duke e nisur edhe pjesën e dytë kështu. Megjithatë, Burreli do të gjente golin e dytë të fitores vetëm 16 minuta pas nisjes së pjesës së dytë. Është Fikaj i cili godet saktë me të djathtën e tij dhe tund rrjetën e portës vendase.

Me gjithë ndyrshimet e bëra nga Dorjan Bubeqi, dibranët nuk arrijnë të ndryshojnë rezultat, ndërsa djemt e drejtuar nga zëvendëstrajneri Renato Hoti, mbrojtën fitoren deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit.
Me tri pikët e marra në Dibër, Burreli shkon në kuotën e 21 pikëve dhe ngjitet në vendin e tretë të grupit A. ndeshjet e tjera të luajtura sot përfunduan: Egnatia – Veleçiku 0 me 0 dhe Besëlidhja – Tërbuni 1 me 0.

Read more

Local News