Ekipi i Burrelit nuk ka mundur ta gjejë fitoren as në ndeshjen e fundit në shtëpi të luajtur përballë ekipit të Luyshnjes. Përballja e kësaj të diele në stadiumin “Liri Ballabani” ka përfunduar me porta të paprekura, megjithëse rastet nuk munguan nga të dyja skuadrat. Miqtë u mbrojtën mjaft mirë dhe rrezikuan me raste sporadike, ndërsa në fund mund edhe të kishin shënuar.
Nga ana tjetër matjanët përpiqen me Branicën e Çemën por as këta nuk shkojnë dot në rrjetën e mbrojtur me fanatizëm nga portiere Spaho.
Futja në lojë e Effiong, nuk ndryshoi asgjë edhe pse për 30 minuta u përpoq në sulm bashkë me Branicë.
Minutat shtesë të dhëna nga gjyqtari i katër nuk sollën fitues dhe gjithçka u mbyll Burreli 0 e Lushnja 0.