Ekipi i Burrelit po kompletohet çdo ditë e më shumë në të gjitha repartet me afrimet që po bëhen në kampin matjan. Deri tani disa futbollist janë zyrtarizuar, ndër ta edhe djem nga Mati, të cilët kanë luajtur edhe më parë për këtë ekip. Emrat më të cilët është nënshkruar kontrata janë Melani, Karepi, Ibrahimllari dhe Jurgen Mateo.
Drejtues të Klubit thanë se tashmë porta është blinduar me ish portierin e Ballshit, Bytyçin dhe me të riun matjan Igli Koca, i cili shihet edhe si e ardhmja e emrave që do të ketë ekipi i Burrelit. Emrat e tjerë të afruar deri tani zyrtarisht janë, Cema, Kurbneshi, Farruku, Stana, Ujka, Bytyçi e Koca.
Gjithsesi do të jetë stafi tenik ai që do të vlerësojë performancën e secilit para se ai të nënshkruaj kontratën për sezonin e ri që do të nisë në shtator.
Ekipi i Burrelit vijon të stërvitet në tiranë dhe merkatoja i ka dyert e hapura për të gjithë ata që dëshirojnë dhe duan të veshin fanellën e ekipit matjan.