Ekipi i futbollit Burreli ka nisur zyrtarisht këtë të Hënë stërvitjen për këtë vit. Matjanët janë grumbulluar në Kavajë ku pritet të qëndrojnë të paktën një javë. Ekipi është akomoduar në Golem ndërsa stërvitja do të bëhet në një nga fushat stërvitore në Kavajë. Drejtues të Klubit të Futbollit Burreli thanë se objektivi vazhdon dhe se kalimi në superligë tashmë është objektiv final i këtij sezoni. Merkatoja e dimrit pritet të sjellë prurje të reja në ekip, i pari i cili pritet të firmosë është kosovari Ardian Shaljani i cili ka qenë pjesë e ekipeve të Besës dhe Ferizajt të Kosovës. Shaljani mban pozicionin e mbrojtësit të qendrës.
Po ashtu, pritet që në ditët në vijim, skuadrës t’i bashkohen edhe element të tjetër cilësor të cilët është parë e arsyeshme në ndeshjet e fundvitit të kaluar që duhet të jenë pjesë.
Burreli pritet të forcojë akoma edhe më shumë rapartet e mbrojtes dhe mesfushës, ndërsa sulmin do të vazhdojë tja besojë Jasmin Raboshtës. Mes klubit dhe stafit teknik është rënë dakord që ekipi të konsolidohet me element të rinj në mënyrë që në ndeshjet e ardhshme të ketë vetëm rezultate pozitive për të arritur kreun e grupit që e kalon direkt në superligë.