Ekipi ynë i futbollit “Burreli” nis merkaton e dimrit duke bërë dy blerjet e para zyrtare, ndërsa po projektohen edhe blerje të tjera të rëndësishme. Kështu përveç dy emrave të lojtarëve të bërë publik, Nikshiqi dhe Bërdufi, trajneri Plori ka në shënjestër edhe qendërmbrojtësin nga Mali i Zi, që aktualisht luan me “Kamzën”.