Ekipi i futbollit “Burreli” do të zhvillojë të shtunën sfidën më të vështirë të fazës së dytë ku do t’i duhet të përballet në transfertë me ekipin e Bylisit që kryeson kategorinë e parë. Matjanët do të tentojnë të thyejnë ballshiotët të cilët kanë njohur deri tani 15 fitore, dy barazime dhe asnjë humbje. Për djemtë e drejtuar nga tekniku Alert Alcani kjo do të jetë një sfidë shumë e vështirë për të marrë pikët maksimale. Megjithatë, drejtues të stafit teknik thanë se stërvitja ka qenë intensive gjatë gjithë kësaj jave. Fitorja e arritur një javë më parë me rezultatin 3 me 0 ndaj Besëlidhjes së Lezhës ka motivuar djemtë matjan, por jo të kalojnë në eufori, pasi kundërshtari i radhës është më i vështiri në këtë kategori.

Skuadra është e plotë në këtë përballje dhe se tashmë djemtë janë të qartë që duhet të futen në fushë për të dhënë masimumin e mundshëm që të dalin prej saj me rezultat pozitiv.

Bylisi mban kreun e tabelës me 47 pikë të grumbulluara deri tani, ndërsa matjanët gjenden në vendin e shtatë në kuotën e 29 pikëve.