Vetëm një ditë na ndan nga rifillimi i kampionatit të futbollit në kategorinë e parë, i ndërprerë që me datë 10 Mars për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19. Ekipi i Burrelit i mbledhur dy javë më parë ka zhvuilluar seanca të ngjeshura stërvitore për të qenë në formën më të mirë të mundshme në përballjen me dinamovitët të shtunën e 6 qershorit. Trajneri i ekipit të Burrelit, Renato Hoti thotë se djemtë kanë bërë përmirësime nga dita e parë e nisjes së stërvitjes. Sipas tij, ashtu si çdo ekipet tjetër, edhe Burreli e ka patur të vështirë përshtatjen pas një ndërprerje të gjatë. Megjithatë, ai është optimist që në ndeshjen që do të luhet të shtunën në Tiranë ndaj Dinamos, djemtë do të japin masimumin e tyre për të marrë pse jo një rezultat pozitiv. Ndeshjet që do të luhen nesër në zonën play out në grupin A janë: Dinamo – Burreli dhe Veleçiku – Egnatia. Këta ekipet do të luftojnë deri në javën e fundit për të qëndruar në kategorinë e parë.