Pas ceremonisë ku u dekorua ish futbollisti Dali Farruku si “Qytetar Nderi” ekipet zbritën në fushën e gjelbërt për tu ndeshur mes tyre. Djemtë matjan u hodhën direkt në sulm duke kërkuar golin, por aksionet e tyre nuk mundën të finalizoheshin. Fikaj ka disa raste në këtë pjesë për të shënuar, por portieri Kuka tregohet i saktë në mbrojtje të portës dinamovite. Nga ana tjetër është Hysa që humb një rast të pastër në minutën e 37. I gjendur fare pranë portës matjane, Hysa nuk arrin të gjuajë në shenjë, duke humbur rastin më të pastër të tij. Megjithatë, matjanët kundërpërgjigjen me Fikajn dhe Ngjelën. Por portieri mik nuk lejon topin të prekë rrjetën. Pjesa e parë mbyllet pa shumë raste, ndërsa në pjesën e dytë ekipet shtojnë ritmin e lojës për të kërkuar secila golin e avantazhit. Miqtë janë më shumë kërkues duke tentuar disa herë portën vendase. Koca shpëton në disa raste portën e tij nga gjuajtjet e Hysës. Matjanët kundërpërgjigjen me Hoxhën i futur në lojë në fillim të pjesës së dytë. Loja zhvillohet me sulme e kundërsuolme nga të dyja ekipet, por pa arritur të shënojnë në portat respektive. Ndërkohë gjithçka ndryshoi në minutën e 70 kur gjyqtari kryesor i takimit Juxhin Xhaja akordoi një penallti në favor të miqëve. Rasti ishte i dyshimtë e megjithatë, vendimi ishte marrë. Ekzekutimi i 11-metërshit u bë saktë nga Kolgega i cili i jep ekipit Dinamovit 3 pikë të rëndësishme.
Kjo penallti shkaktoi tension në fushë, ku matjanët protestuan ndaj gjykimit. Mejithatë nuk ka kthim prapa, rezultati ishte në disfavor të vendasve. Në 20 minutat e lojës së rregullt dhe 5 minutat shtesë, nuk ndryshoi asgjë. Miqtë arritën ta ruajnë këtë rezultat deri në fund me zëvendësime, vonesë loje deri në ndëshkim me karton të verdhë siç ishte rasti i portierit Kuka. Por pas gjithçkaje që ndodhi në fushën e blertë, fitues dolën miqtë nga Tirana të cilët morën 3 dhe u ngjitën në vendin e 3 të zonës play out të grupit A.