Ndryshe nga ndeshja e kaluar mes Burrelit dhe Veleçikut të Koplikut e cila pati një goleadë, ndeshja e të shtunës pati vetëm një gol dhe disa raste të humbura. Matjanët vinin në këtë ndeshje me 4 mungesa, e megjithatë në minutën e 17 iu jepet një rast ideal, ku Djepaxhia gjendet i vetëm me portierin Vjerdhja, por duke shmangur këtë pengohet nga vetë portieri. Për gjyqtarin kryesor të takimit, Fatjon Xhamalaj ka penallti. Gjuajtja do t’i besohej Kurbneshit i cili nuk gabo dhe shënon golin e vetëm të takimit. Miqtë p[atën një rast të pastër me Tomën i cili ishte i vetëm me Vuksanoviç por ky i fundit nuk lejon topin të prekë rrjetën. Pjesa e parë mbyllet me këto raste. Në pjesën e dytë ndryshoi performanca por jo rezultati. Miqtë u panë më luftarak duke iu afruar disa herë zonës matjane. Megjthatë nuk mundën të vënë në vështirësi portierin Vuksanoviç. Në minutën e 70 janë sërisht vendasit që tentojnë të dyfishojnë rezultatin me Djepaxhinë, por Vjerdha është i vëmendshëm. Në mbyllje të takimit, Lami godet fort nga larg, ndërsa topin e grushton Vuksanoviç. I gjendur aty pranë që në gjuajtje të Lamit, Denis Çokaj çon topin në rrjetë, por për gjyqtarin kryesor ishte në pozicion jashtë loje. Në fushë pati tension, por me ndërhyrjen e zyrtarëve të klubeve respektive, gjithçka u qetësua. Për vonesë të lojës pas këtij rasti, gjyqtari kryesor Xhemalaj ndëshkoi me të kuqe Veliajn, por miqtë nuk patën mundësinë ta shfrytëzonin këtë rast pasi kishte mbetur vetëm një aksion, para se të mbyllej gjithçka Burreli 1 e Veleçiku 0. Për trajnerin Elvis Plori, pesë mungesat kryesore në formacion, vështirësuan pjesën tjetër të skuadrës.
“Nuk kishim atë ekip që patëm në ndeshjen e fundit me Veleçikun. Unë e kisha menduar si ndeshje të vështirë për vetë faktin se kishim plot katër mungesa. Mungonin klojtarët që janë shtylla kurrizore e skuadrës. Lojtarët e rinj që kemi janë të talentuar, por ju mungon eksperienca. Barazimi me Ilirinë dhe humbja në Vorë ndikuan në psikologjinë e ekipit” – tha Plori.
Ndërsa trajneri i Veleçikut Besnik Duli e ka sërisht me gjykimin, i cili sipas tij po dëmton kampionatin.
“Kishim ardhur në Burrel të luajmë futboll, të shprehemi në fushë, pasi jemi ne dhe duhet të jemi ata që kemi komandën e grupit, pavarësisht rezultatit të sotëm. Të dyja skuadrat bënë një lojë mjaft të mirë, Burreli në pjesën e parë dhe ne në pjesën e dytë. Vërejtja ime shkon për gjykimin. Është hera e tretë që ky gjyqtarë na drejton dhe ne pësojmë humbje psikologjike dhe me rezultat. Unë i bëj thirrje FSHF që duke e ditur që janë edhe pesë finale deri në fund, të sjell arbrita më të ndërgjegjshëm dhe professional. Të mos luajnë me djersën e ekipeve gjatë gjithë kampionatit” – tha Duli.