Ekipi ynë i futbollit “Burreli” zhvilloi këtë mesjavë një ndeshje miqësore me Luzin 2008 të Kavajës. Takimi u zhvillua në kompleksin sportive në Kamzës të Tiranës. Drejtues të ekipit dhe klubit kanë menduar që të mos e harxhojnë kohën kot meqë kampionati është shtyrë sërisht. Ata kanë testuar gjendjen e skuadrës dhe elementët e rinj të ardhur në merkaton e Janarit. Ndeshja ka përfunduar me fitoren e Burrelit me rezultatin 4 me 1. Matjanët e kanë gjetur rrjetën e portës kundërshtare me Donati Tomën, dopietën e Jasmin Raboshtës dhe me golin e katërt të shënuar nga Donald Kurbneshi.
Ndërsa miqtë golin e vetëm të këtij takimi e shënuan me ish futbollistin e Burrelit, Gëzim Hoxha.
Drejtues të stafit teknik thanë se përgjithësisht gjendja e lojtarëve është mjaft e mirë dhe se mund të vazhdojnë me objektivin e fillimit të sezonit. Ndonëse gara sa vjen e bëhet më e fortë, besimi që ky ekip do të kapë sperligën në këtë sezon është i madh.
Skuadra do të rikthehet sërisht në Burrel për të vijuar me stërvitjen deri në rifillim të kampionatit të kategorisë së parë në futboll.