Ekipi i futbollit Burreli vijon me fitoret brenda dhe jashtë fushe. Këtë të Enjte matjanët fituan minimalisht përballë Besëlidhjes së Lezhës në stadiumin “Liri Ballabani” të qytetit të Burrelit. djemtë e drejtuar nga tekniku Samuel Nikaj e gjetën rrjetën e portës mike në minutat e fundit të takimit, por që i dhanë tri pikë të rëndësishme skuadrës. Ndeshja ishte parashikuar si e vështirë nga të dyja ekipet, duke e bërë garën të fortë. Matjanët e nisin me sulm që në start por nuk arrijnë të depërtojnë në portën mike. Ekipi i drejtuar nga Sinan Bardhi, blindoi mbrojtjen duke u bërë gati e pathyeshme. Megjithatë në pjesën e parë japonezi Takahashi është pranë golit por portieri Selimaj është i vëmendshëm dhe grushton topin. Loja në këtë pjesë u zhvillua në mesfushë dhe gjësymëfushën mike. Megjithatë, nuk pati gol. Edhe pjesa e dytë nis me sulme të njëpasnjëshme të matjanëve ndërsa miqtë mundohen të mbajnë portën e paprekur. Rexhepi në minutën e 56’ është i vetëm me portierin Selimaj, por gabon dhe nuk arrin të gjuajë drejt portës. Një tjetër rast i mirë për të shënuar ishte nga Raboshta në minutën e 70, i cili gjuan me kokë drejt portës lezhjane, por në këtë rast topi ndalet pak pa prekur vijën fatale nga një prej mbrojtësve. Vetëm 12 minuta më vonë do të vinte goli i vetëm i kësaj sfide. Sadush Danaj do të merrte një top nga goditja e dënimit, i gjendur fare pranë portës, dërgon topin në rrjetë.

8 minutat e lojës së rregullt dhe 5 shtesë të dhënë nga gjyqtarët nuk ndryshuan asgjë. Trajneri Samuel Nikaj tha se edhe kjo ndeshje ishte vlerësuar maksimalisht si të tjerat.
Sink… Samuel Nikaj – Trajner i Ekipit Burreli
Ndërsa për trajnerin Sinan Bardhi, faji është i gjykimit, pasi djemtë e tij dhanë maksimumin në fushë.

Autori i golit të vetëm të kësaj sfide, Sadush Danaj tha se ndjehej i lumtur që i dha tre pikë skuadrës së tij.

Burreli vijon të mbajë kreun e grupit A me dy pikë diferencë nga Dinamo i vendit të dytë.