Ekipi i Burrelit ende nuk e ka marrë formën zyrtare me të cilën do të paraqitet në sezonin e ri. Stafi teknik vijon të testojë futbollist të cilët i bashkohen skuadrës për tu provuar. Trajneri Stojku nuk është mjaftuar vetëm me testet që bëhen brenda e kipit por vazhdimisht zhvillon ndeshje miqësore me ekipe të tjera. Këtë të shtunë, skuadra e Burrelit u përball në një miqësore me skuadrën e Tërbunit të Pukës në Pezë Helmes.

Elementët e përzgjedhur për të luajtur në këtë ndeshje, arritën të fitojnë përballë pukjanëve me rezultatin 2 me 1. Megjithatë, siduket stafi teknik ende nuk është i kënaqur, ndaj është në kërkim edhe të futbollistëve të tjerë cilësor. Burime pranë stafit thanë se një ndër repartet që ka nevojë për afrime është mbrojtja. Për ta plotësuar siduhet këtë repart, skuadrës i duhet edhe një qendërmbrojtës.

Ndërkohë, në ndeshjen e luajtur sot ndaj Tërbunit, trajneri ka rtestuar edhe dy futbollist Brazilian të cilët nuk kanë luajtur më parë në asnjë nga ekipet shqiptare. Megjithëse kanë treguar teknikë të mirë, ende nuk është vendosur për ta nëse do të jenë zyrtarisht pjesë e Burrelit për sezonin 2019 – 2020 apo jo.