Burreli qëndroi pa probleme në Kategorinë e Parë, por mundësitë ishin të mëdha edhe për të qenë në 4-shen e parë. Kujtojmë që vetëm në javën e fundit të fazës së dytë matjanët e humbën shansin për të qenë në “play off”, pasi vendin e katërt e mori Erzeni.
Gjithsesi, ishte një sezon pozitiv për ekipin verior, që ndërroi disa herë trajner, madje ende pa nisur kampionati. Javët e fundit Burrelin e drejtoi Renato Hoti, ndërsa drejtuesit e klubit nuk kanë marrë një vendim, nëse do të emërojnë një trajner të ri apo do t’i besojnë Hotit edhe sezonin e ardhshëm. Për organizimin e skuadrës dhe përgatitjet verore nuk ka akoma një datë të saktë.