Ndeshja mes Burrelit dhe Besëlidhjes e vlefshme për javën e 16 të këtij kampionati nuk do të luhet të shtunën, por të dielën në stadiumin “Besëlidja” të qytetit të Lezhës. Zhvendosja e ndeshjes të dielën mësohet se është bërë për shkak të ndeshjes që zhvilloi të Mërkurën ekipi lezhjan për llogari të kupës së Shqipërisë me ekpin e Partizanit.
Ndeshja mes Besëlidhjes dhe Burrelit pritet të jetë e fortë pasi ekipi vendas do të synojë fitoren për tju afruar sa më shumë vendit të parë i cili mbahet nga Kastroti i Krujës me 30 pikë të grumbulluara deri tani. Por edhe matjanët do të kërkojnë rezultat pozitiv në këtë ndeshje për të siguruar përfundimisht qëndrimin në katër vendet e para të grupit deri në mbyllje të fazës së dytë. Ndeshjet e tjera të grupit A, Egnatia – Tërbuni, Kastrioti – Dinamo dhe Korabi – Erzeni do të luhen të shtunën në orën 14:00.
Grupi A në kategorinë e Parë kryesohet nga Kastrioti me 30 pikë, pasuar nga Besëlidhja me 26 pikë dhe Burreli e Korabi me nga 22 pikë. Tabela e këtij grupi mbyllet me Dinamon me 8 pikë dhe Shkumbinin e Peqinit të përjashtuar nga gara me 0 pikë.