Teksa sapo kemi hyrë në muajin mars ekipi i Burrelit duket në rrugë të mbarë për të realizuar objektivin madhor, ngjitjen në Superligë.

Kjo ishte fitorja e katërt rradhazi për matjanët të cilët ndiqen nga Dinamo.

Këto fitore të matjanëve nuk kanë kaluar pa sulme, ku disa portale kanë akuzar për arbitrim jo të rregullt në dy ndeshjet e fundit.

Është çuditshme si ndeshjet e Dinamos ku gati çdo ndeshje përfiton penallti dhe i dënohen ekipet kundërshatare rregillisht me të kuq nuk marrin vëmendjen e këtyre mediave.

Burreli në krye për disa media dhe disa gazetarë mesa duket është e papërtypshme dhe shkon kundër interesave të tyre.

Kurrë nuk u fol për dy ndeshjet e fundit si dy ekipet kundërshtare nuk arritën kurrë të godasin portën matjane.

Në asnjë artikull të këtyre mediave nuk u përmend fakti që Besëlidhja nuk e kaloi kurrë mesfushën matjane teksa mbrohej me 10 lojtarë në zonën e portierit.

Asnjë se përmend faktin që Burreli ka shënuar 8 gola më shumë se ekipi i vendit të dytë.

I ftojmë këto gazetarë të ndjekin ndeshjet e Burrelit dhr jo vetëm videot që ju dërgohen në telefona, pasi ekipi matjan jo vetëm dominon por edhe dëfren shikuesit me lojën që bën.

Arlindo Vani Mattv.al