Burreli i mban barazim Flamurtarit, ndeshja mbyllet pa gola

0
185

Është zhvilluar të dielën e 30 Marsit ndeshja e javës së 30 e kampionatit të katogorisë së parë në futboll mes Burrelit dhe Flamurtarit të Vlorës është mbyllur pa fitues. Takimi i djeshëm mes këtyre dy skuadrave ishte i treti brenda këtij sezoni ku matjanët kanë fituar ndeshjen e parë të luajtur në Vlorë, ndërsa kanë barazuar 1 me 1 në ndeshjen e dytë të luajtur në Burrel në Nëntor të vitit të kaluar si dhe përballja e një dite më parë është mbyllur në barazim pa gola.

Matjanët zhvilluan një lojë të fortë me sulme të shumta në portën mike por që nuk arritën ta gjejnë rrjetën e portës në asnjë rast. Ndërkohë, miqtë nga Vlora zhvilluan një lojë të dyfishtë, më shumë të fokusuar në mbrojtje dhe me sulme sporadike.

Megjithatë, skuadrat në fund të takimit ndanë nga një pikë secila, që i ka vlejtur më shumë Burrelit. Ndërkohë, ndeshjet e tjera të një dite më parë përfunduan: Besa – Erzeni 2me 0, Pogradeci – Vora 1 me 0, Lushnja – Valbona 4 me 1, Kastrioti – Kukësi 2 me 0 dhe Apolonia – Korabi 3 me 0.

Me gjithë humbjen e një dite më parë, Vora mbetet në krye të kategorisë 4 pikë larg Flamurtarit. Ndërkohë, nuk ka ndryshime as në renditjen e skuadrave të fundit pasi në vend të 11 mbetet Valbona e Tropojës dhe vendin e 12 Erzeni i Shijakut.