Ekipi i Burrelit nuk ja ka dalë të rikthehet tek fitorja as në ndeshjen e kësaj të mërkure të zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena” përballë Erzenit të Shijakut. Ka qenë pikërisht ish sulmuesi i Burrelit në sezonin e kaluar Jasmin Raboshta që në minutën e 90-të ju ka dhënë tri pikë shijakasve.
Burreli ka tentuar të gjejë rrjetën e portës vendase disa herë me anë të Markovanbasten Çema e Branicës por pa rezultat. Rasti më flagrant ishte ai i minutës së 83 kur Çema nxjerr vetëm për vetëm Stafën me portierin, por nuk gjuan, ndërsa pason sërisht tek Çema i cili gabon.
Ndërkohë në minutën e 90-të, sulmuesi i Erzenit Jasmin Raboshta shfrytëzon saktë një pasim kros ndaj tij dhe dërgon topin në rrjetën e portës matjane.
Më këtë gol mbyllet i gjithë takimi, duke bërë që Erzeni të vijojë të mbajë vendin e dytë, ndërsa Burreli mbetet po në ato kuota.