Burreli ka humbur miqësoren e ditës së sotme ndaj Laçit, me rezultatin 0-1.

Ka vendosur goli i shënuar nga Donald Rapo në minutën e 80’, nga pika e bardhë e penalltisë.

Në pritje të fillimit të kampionatit, i cili është bojkotuar dhe ende nuk dihet se kur do të nisë, skuadrat përpiqen të mbajnë në formë lojtarët e tyre dhe për këtë arsye vendosin të zhvillojnë miqësore.

Kjo ishte më shumë një ndeshje testuese për trajnerët e të dyja ekipeve, që kanë parë formën e futbollistëve të tyre në ndeshjen e zhvilluar në Pezë.