Ekipi i futbollit “Burreli” zhvilloi të martën seancën e parë stërvitore për t’i hapur rrugë kështu merkatos së dimrit. Ndonëse një pjesë e mirë e futbollistëve janë paraqitur që sot në stërvitje, një pjesë tjetër mungon. Megjithatë, drejtuesit e klubit dhe stafit teknik kanë nisur punën për të formuar skuadrën që do të luajë në pjesën e mbetur të kampionatit. Trajneri i Burrelit, Alert Alcani tha se tani që merkatoja është e hapur, gjithkush është i mirëpritur të futet në testim. Sipas Alcanit vetëm ata që do të bindin stafin teknik do të veshin fanellën e Burrelit për javët që kanë mbetur të këtij kampionati. Futbollistët e parë që janë afruar janë: Lleshaj, Popaj, Hysko dhe Hima.

Seanca e parë stërvitore për këtë vit është ndjekur edhe nga një grup tifozësh të cilët e mbështesin skuadrën matjane, gjithmonë edhe në ndeshjet jashtë fushe.