Merkato e Burrelit duket se me ne fund po ndizet. Sic u deklarua ne fillim lojtaret e afruar do te jene te studiuar nga trajneri Patushi ne menyre qe ti pershtaten sa me mire skemave te tij.
Mesfushori Samet Hepaj dhe mbrojtesi Kejdi Dibra jane afrimet e rradhes nga ana e Ballabanit.
Te dy lojtaret vijne nga ekipi i Beselidhjes ku ishin pjese teper e rendesishme e organikes dhe titullare te padiskutueshem.
Ne prove keto dite jane edhe disa lojtare braziliane por akoma nuk ka nje vendim perfundimtare nese do te afrohen apo jo.
Qellimi i Ballabanit eshte qe baza kryesore e ekipit te jete formuar brenda dates 1 gusht.