Me zyrtarizimin e trajnerit të ri të Burrelit Samuel Nikaj kanë nisur edhe afrimet e reja. Pas zyrtarizimit të një dite më parë të Taulant Sefgjinaj e Mario Hasa, tjetër sportist që i bashkohet ekipit matjan është mbrojtësi i majtë Mark Dodaj.
Dodaj ka luajtur sezonin e fundit me ekipin e Tërbunit të Pukës ku dhe ka mbajtur shiritin e kapitenit. Burime pranë klubit matjan thanë se tashmë është firmosur kontrata me të dhe ai pritet t’i bashkohet pjesës tjetër të skuadrës në fillim të javës së ardhshme ku dhe do të nisë zyrtarisht stërvitja e grumbullimi i ekipit Burreli.