Burreli bëhet gati për firmat mbi kontrata me lojtarët e afruar në këtë merkato. Deri më tani asnjë nuk ka firmosur, por pritet që të ndodhë brenda kësaj jave.

Në media është mësuar se një nga lojtarët që do të nënshkruaj është Salvador Gjonaj. Mesfushori që mbylli një sezon të mirë në aspektin personal me Tomorin, ka arritur akordin me drejtuesit e matjanëve dhe tashmë mbetet vetëm firma.(kategoriaeparë)