Matjanët fituan ndeshjen e parë të fazës së tretë në kategorinë e parë në futboll me rezultatin e pastër 3 me 0, ndaj ekipit të Vorës. Ndeshja e luajtur në “Pezë Helmës”, u dominua totalisht nga ekipi i drejtuar nga tekniku Samuel Nikaj. Ka qenë Jasmin Raboshta i cili ka zhbllokuar rezultatin që më minutën e 42 të pjesës së parë, duke bërë që ekipi i tij të shkojë i qetë në dhomat e zhveshjes. Mesfushori Donald Kurbneshi do të ekzekutonte skatë një penallti në minutën e 78 duke dyfishuar rezultatin për të tijët. Vetëm 5 minuta më vonë, japonezi Yuta Takahashi trefishon shifrat, duke mbyllur rezultatin final të kësaj ndeshjeje.
Tjetër panoramë ka patur ndeshja mes Korabit dhe Dinamos e luajtur në qytetin e Peshkopisë. 45 minutat e para të kësaj ndeshjeje u mbyllën me porta të paprekura. Në pjesën e dytë janë shënuar të tre golat e kësaj sfide, një për vendësit e dy për miqtë. Janë dibranët të cilët kanë kaluar të parët në avantazh me Markun në minutën e 58’. Po në këtë moment është ndëshkuar me karton të kuq Administratori i Korabit Femi Mziu. Në minutën e 74 dibranët mbeten me 10 lojtarë në fushë pasi Dida ndëshkohet me të kuqe, ndërsa administratori i Dinamos Ermal Barushi ndëshkohet me të verdhë. Në minutën e 82 dinamovitët barazojnë shifrat me Mustafa Xhixhua dhe një minut para se të mbyllej loja e rregullt është Almedia që i jep tri pikët Dinamos. Burreli vijon të mbajë kreun e grupit play off me 37 pikë, i ndjekur nga Dinamo me 35 pikë dhe Korabi 33 pikë.