Burreli fiton ndaj Lushnjës, merr tri pikë të plota në “Liri Ballabani”

Burreli fiton ndaj Lushnjës, merr tri pikë të plota në “Liri Ballabani”

Ekipet e futbollit të kategorisë së parë kanë zhvilluar këtë të shtunë ndeshjet e javës së 32 të këtij kampionati. Skuadra e futbollit “Burreli” priti në stadiumin “Liri Ballabani” ekipin e Lushnjës, ku fitoi ndaj tij me rezultatin minimal 1 me 0. Matjanët e nisën këtë përballje me sulme që në minutat e para duke kërkuar me ngulm golin e avantazhit. Në minutën e 16 Mansah do të zhfrytëzonte bukur një top të ardhur nga një goditje dënimi dhe do të shënonte golin e vetëm të kësaj ndeshje. Miqtë nga Lushnja tentuan disa herë t’i afrohen portës së mbrojtur nga Dani por nuk patën asnjë mundësi për të arritur tek goli. Ndeshja u zhvillua përgjithësisht e qetë, ndërsa fitues në fund doli skuadra e Burrelit me tri pikë të plota dhe një vend më lart në renditjen e përgjithshme, duke kaluar në vendin e 7, në kuotën e 36 pikëve. Humbja e Kastriotit në Lezhë ndaj Luftëtarit ka bërë që krutanët dhe matjanët të jenë me pikë të barabarta dhe në garë direkte për vendin e 6 javën e ardhshme. Ndeshjet e zhvilluara këtë të shtunë përfunduan: Laçi – Kukësi 2 me 1, Pogradeci – Skënderbeu 1 me 1, Kastrioti – Luftëtari 1 me 2, Burreli – Lushnja 1 me 0, Besa – Korabi 1 me 1 dhe Iliria – Apolonia 2 me 1. Javën e ardhshme mbyllet gara në këtë kampionat, ndërsa disa nga ekipet do të luajnë për play off dhe play out.