Ekipi i Burrelit ka marrë një fitorë tepër të rëndëshishme në transfertë ndaj Partizanit B.
Matjanët u treguan dominant përgjatë 90 minutave dhe si lejuan terren fare ekipit kundërshtar.
Burreli kaloi i pari në avantazh me Stana në minutën e 12’, teksa në minutën e 32’ të kuqtë mbeten me 10 lojtarë, pasi Osmanllari u ndëshkua me karton të kuq. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa e dyta nisi me të kuqtë më kërkues.
Pavarësisht rasteve, golin e radhës e gjeti përsëri Burreli, teksa ishte Danaj, i cili në minutën e 64’, përfiton nga një top i mbetur në zonë për ta dërguar në rrjetë. 3 minuta më vonë u rihap sfida, pas një autogoli të shkaktuar nga Hasa në portën e Burrelit, ndërkohë që në minutën e 70’, Raboshta vulosi sfidën me një gol të shënuar pas një aksioni shumë të bukur.
Me këtë fitore, Burreli rimerr kreun e renditjes me 25 pikë, 2 pikë më shumë se Dinamo e vendit të dytë, ndërsa Partizani B mbetet në vendin e parafundit me vetëm 9 pikë.