Matjanët nuk kanë arritur të marrin tri pikë të dielën në shtëpinë e tyre ku përballë patën ekipin e Pogradecit. Në 94 minuta lojë u shënuan nga një gol për secilën skuadër duke ndarë në fund nga një pikë. Burreli është ofensiv që në minutat e para megjithëse rasti i parë vjen në minutën e 23 kur Branica merr një top shumë pranë zonës dhe godet fort në ballore, por portieri Hasanbelli është i vëmendshëm dhe grushton. Pjesa e parë mbyllet me të vetmin rast të matjanëve për të ndryshuar rezultat. Ekipet shkojnë në dhomat e zhveshjes me porta të paprekura.
Ndërkohë edhe pjesën e dytë vendësit e nisin me aksion për të gjetur rrjetën e portës mike. Është Branica i cili në minutën e 50 pati një tjetër rast pasi merr një passim nga Dedgjonaj dhe godet me kokë, por topi përfundon jashtë kuadratit të portës mike. Dy minuta më vonë Topllari nxjerr vetëm me Bushin kolegun e skuadrës Lackan por ky i fundit nuk arrin në kohë tek topi dhe shkakton faull ndaj Gjinollarit. Katër minuta më vonë Aleks Dedgjonaj merr një krosim nga goditja këndore e Stafës, por topi kalon mbi traversë. Një minutë vjen edhe goli për Burrelin, Manxhari nuk largohen si duhet një top të ardhur në zonë, ndërsa Samet Hepaj e shfrytëzon mirë rastin duke tundur rrjetën e portës pogradecare. Avantazhi i matjanëve bëri që miqtë të tentonin sulmet për të barazuar shifrat. Nga ana tjetër edhe matjanët nuk ndalën përpjekjet për të dyshifuar rezultatin me Çemën teksa ky i fundit shmang Hoxhën, por portiere Hasanbelli arrin më parë tek topi. Miqtë tentojnë me shytin por Gjinollari nuk lejon depërtimin e topit drejt rrjetës. Pak çaste më vonë miqtë gjejnë golin. Një aksion i nisur nga Shyti i cili shmang portierin Bushi dhe pason Kasën ku ky i fundit godet drejt portës vendase. Kapiteni Dibra nuk arriti të bënte asgjë edhe pse ndodhej fare pranë, ku Bushi nuk ishte rikther ende, duke i dhënë mundësinë Lackas të dërgojë topin në rrjetë. Nga minuta 71, miqtë mbrojnë me fanatizëm rezultatin duke mos lejuar asnjë aksion të matjanëve që të finalizohej me gol. Nga ana tjetër miqtë tentojnë me Kasën i cili godet fort në ballore por pret topin Bushi. Rastin e fundit e pati Çema i cili merr një passim në zonë nga Luis Paulo por edhe pse fare pranë, topi kalon mbi portë. As katër minutat e dhëna shtesë nuk ndryshuan asgjë, duke bërë që trajnerët Patushi e Bazaj t’i japin dorën njëri-tjetrit për rezultatin e barabartë.