Ekipi i Burrelit e ka nisur me humbje edhe garën për Kupën e Shqipërisë pasi u mund të Mërkurën në “Liri Ballabani” nga Vllaznia e shkodrës me rezultatin minaml 1 me 0. Në minutën e 18 është Da Silva që mund të kishte shënuar por Koca nuk lejon topin të prekë rrjetën. Megjithëse të dy trajnerët kishin zgjedhur më shumë rezervat për të aktivizuar, miqtë u mjaftuan me një gol të shënuar në minutën e 28 të takimit. Braziliani merr një pasim nga një goditje dënimi të ekzekutuar nga Bardulla dhe në një pozicion pothuaje të pamundur shënon golin e vetëm të kësaj ndeshjeje.
Vendasit tentojnë të afrohen me Kurbneshin dhe Murjan, por miqtë nga Shkodra nuk lejojnë tju rrezikohet asnjëherë porta gjatë 45 minutave të pjesës së parë. Ndërkohë nga ana tjetër, miqtë vijojnë me prosionet por pa arritur më shumë se zona e rreptësisë së portës vendase.
Pjesa e dytë do të kishte të njëjtin ritëm megjithë aktivizimet e menjëhershme të Ujkajt, Dedgjonajt dhe Gjonajt që zëvendësuan Gjokën, Hoxhën dhe Memaçin. Presionet ndaj miqëve ishin më të shumta por pa arritur të prekin rrjetën. Kurbneshi do të gjendej i vetëm me portierin mik, por anësori ngre flamurin për pozicion jashtë loje. Nga ana tjetër janë sërisht miqtë që rrezikojnë me Da Silvën dhe Bardullën. Me gjithë aksionet e zhvilluara në të dyja anët nuk pati ndryshim rezultati. Trajneri Mirsad Jonuz aktivizoi në lojë Qarrin në vend të Lacos, Krujën në vend të Bitros dhe Markun në vend të Ruqit. As këto ndryshime nuk arritën të kenë sukses për të shënuar edhe një gol tjetër.
Tashmë Burreli duhet të mendojë për ndeshjen e radhës në kampionat të cilën do ta luajë këtë të shtunë po në stadiumin e Peqinit, por përballë ekipit të Egnatias.