Ekipi i Burrelit mbylli një ditë më parë garën për Kupën e Shqipërisë pasi u mund dy herë nga Vllaznia e Shkodrës, në “Liri Ballabani” dhe “Loro Boriçi”. Kjo do t’i shërbejë skuadrës të jetë e fokusuar vetëm në garën e kampionatit të kategorisë së parë dhe qëllimi është grumbullimi is a më shumë pikëve në fazën e parë.
Matjanët e nisën mbarë me ndeshjet e luajtura në shtëpi, por problem mbeten transfertat pasi humbi në dy prej tyre në javën e parë dhe të dytë të këtij sezoni. Por ashtu siç ishte deklaruar, qëllimi kryesor mbetet kampionati e për këtë drejtuesit e stafit teknik mbajtën formacionin më të mirë pa aktivizuar një ditë më parë. Por ndeshja e radhës në Shijak kundër Erzenit e cila drejtohet nga ish trajneri i Burrelit, Vladimir Gjoni, do të jetë një tjetër sfidë e vështirë.
Nisur nga kjo matjanët janë rikthyer me dy seanca stërvitore të enjten për të qenë sa më në formë të shtunën ku dhe duhet të thyejnë tersin e ndeshjeve jashtë fushës së tyre.
Prova e radhës e stafit teknik është kjo ndeshje nga e cila priten tri pikë të rëndësishme.