Janë zhvilluar këtë të shtunë ndeshjet e javës së 23 të kampionatit të kategorisë së parë në futboll ku Burrelin e vendosi përballë skuadrës së Flamurtarit të Vlorës. Ndeshja ishte parashikuar e vështirë për shkak se të dyja skuadrat kanë objektiva të ndryshëm, Burreli që synon të dalë nga zona play out dhe Flamurtari që tenton të jetë një nga ekipet që kalojnë në supërligë.  E gjithë ndeshja u shoqërua nga një ritëm loje intensive ku rastet më të shumta për të shënuar i patën djemtë e drejtuar nga tekniku Dorian Bubeqi, megjithëse nuk i finalizuan aksionet. Dy raste të pastra ishin në minutat e para të pjesës së parë, teksa nuk u finalizuan nga Farruku. Megjithatë, insistimi i matjanëve për të gjetur golin nuk u ndal për asnjë moment teksa dominuan me lojë vlonjatët për 98-të mintuta bashkë me shtesën.

Miqtë tentuan të vënë në rrezik portën matjane por jot ë rrezikonin seriozisht shënimin e golin, ndonëse ju afruan portës disa herë. E gjithë loja u mbyll Burreli 1 e Flamurtari 1, barazim ky që ndihmon matjanët por penalizoi vlonjatët për shkak se të dy ekipet kryesuese Skënderbeu dhe Dinamo arritën të fitonin. Ndeshjet e tjera të luajtura sot përfunduan: Skënderbeu – Korabi 2 me 0, Oriku – Turbina 0 me 1, Dinamo – Besa 1 me 0, Tomori – Apolonia 0 me 0 dhe Besëlidhja – Luzi 2008, 0 me 1.

Java e 24 e vë Burrelin përballë një tjetër ndeshje të vështirë me Korabin e Dibrës.