Egnatia e Rrogozhinës i ka ndalur hovin e fitoreve Burrelit të shtunën në “Liri Ballabani” me një ndeshje që prodhoi polemika në fund adresuar gjykimit. Në pjesën e parë vendasit ishin më kërkues por pa arritur të rreizkojnë seriozisht portën mike deri në minutën e 43 kur Gjonaj godet tepër sakt një goditje dënimi dhe shënon goline e avantazhit.

Miqtë kanë të vetmin rast në pjesën e parë atë të Gjokës në minutën e 22, por nuk ka rrezik për portierin Bytyçi. Ekipet shkojnë në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1 me 0. Ndodhi ashtu siç pritej në pjesën e dytë. Matjanët ranë fizikisht, ndërsa miqtë sulmuan herë pas here duke vënë në vështirësi portierin Bytyçi. Miqtë shënojnë në fillim të pjesës së dytë me De Oliviera por për gjyqtarin kryesor Hazizaj ka faull dhe anullim të golit. Rrogozhinasit vijojnë sulmet edhe pse pa rrezik për vendasit deri në minutën e 74. Është Reninert që ka hyrë në lojë duke zëvendësuar Ikonomin që merr një top dhe në dyluftim me mbrotjen shënon golin e barazimit i cili kontestohet nga vendasit.

Vetëm pak caste më vonë matjanët pretendojnë një gol top të cilin dyshohet se portieri mik Varfi e nxorri nga porta pasi kish kaluar vijën fatale. Megjithatë, për gjyqtarët duhej vazhduar loja. Në fushë ka tension mes lojtarëve, ndërsa stafet ndërhyjnë për t’i qetësuar. Në minutën e 93 matjanët kanë rastin e fundit për të shënuar me Becin, por topi godet traversën. Trajneri i Burrelit, Alert Alcani nuk është i kënaqur me gjykimin pasi në pjesën e dytë u tregua i njëanshëm.

Ndërkohë për trajnerin e Egnatias, Artan Bano, pika e marrë në Burrel ishte shumë e vlefshme. Bano tha se barazimi ishte rezultati më i drejtë i këtij takimi.Ndeshjet e tjera të luajtura të grupit A përfunduan: Shkumbini – Dinamo 1 me 1, Tërbuni – Erzeni 1 me 1 dhe Veleçiku – Korabi 1 me 2. Grupi A kryesohet aktualisht nga Kastrioti me 24 pikë dhe mbyllet nga Dinamo në vendin e fundit me 6 pikë.