Është zhvilluar këtë të shtunë ndeshja e javës së dytë të fazës së dytë të kampionatit të kategorisë së parë në futboll, mes Tomorit të Beratit dhe Burrelit.
Ndeshja pati një rivalitet të fortë mes skuadrave që kërkojnë me ngulm ngjitjen drejt kreut. Por asnjëri nga ekipet nuk ka mundur që për 90-të minuta lojë të gjejnë rrjetën e portës kundërshtare.
Ndonëse rastet e skuadrës së drejtuar nga tekniku Alert Alcani nuk munguan, finalizimi me gol i tyre ishte i pamundur falë mbrojtes me fanatizëm të portës vendase nga beratasit.
As ndryshimet e bëra në pjesën e dytë të takimit nuk ndryshuan asgjë, duke bërë që e gjithë loja të mbyllej Tomori 0 e Burreli 0.
Ekipi i Burrelit do të presë javën e ardhshme në shtëpi skuadrën e Butrintit të Sarandës për tu përballur në javën e tretë të fazës së dytë. Sakaq, renditja aktuale e skuadrave kryesohet nga Bylis, pasuar nga Erzeni, Korabi, Tomori, Apolonia dhe Burreli.