Ekipi i Burrelit ka barazuar ditën e sotme në derbin e Qarkut Dibër kundër Korabit.

Ishin matjanët të cilët kaluan të parët në avantazh me anë të japonezit Takahashi.

Gjithsesi Korabi arrin të barazojë në minutën e fundit duke i hequr fitoren nga dora Burrelit.

Barazim i hidhur për Burrelin i cili sheh Dinamon teksa kualifikohet në Superiore.

Por akoma ka shpresë për matjanët, nëse arrihet vendi i dytë Burreli mund të luajë sfidat playoff të cilat do të jenë tepër të vështira.