Burrel / Zhvillohet turneu futbollistik tradicional veror në futboll

Burrel / Zhvillohet turneu futbollistik tradicional veror në futboll

Bashkia Mat, nëpërmjet Klubit Sportiv “Burreli”, organizoi të dielën e 7 Qershorit turneun futbollistik tradicional veror në Burrel për ekipet e moshave U-11 dhe U-13. Në këtë garë e cila u mbyll brenda ditës morën pjesë ekipet e moshave të Burrelit, Klosit, Bulqizës dhe ekipi i “Autokton” i ardhur nga Tirana. E gjithë gara sportive u ndjek dhe u monitorua nga profesionisët, kryesisht trajnerë të ekipeve të moshave nga pjesmarrësit në këtë garë. Gara mes futbollistëve të rinj u zhvillua fillimisht ndërmjet tyre dhe më pas u zhvilluan ndjeshjet e fundit që përcaktuan edhe fituesit. Për shkak të temperaturave shumë të larta, takimet u mbajtën në minuta më pak se ndeshjet zyrtare. Drejtori Teknik i KS “Burreli”, Klevis Gjoka tha se ky është turneu i parë që zhvillohet mes këtyre moshave, ndërsa do të tkhehet në traditë. Sipas Gjokës, këto gara janë një motivim për brezin e ri që jo vetëm të merren me sport, por edhe të prodhojnë lojtarë kualitet që i shërbejnë të ardhmes së futbollit në vendin tonë. Fitues të kësaj gare futbollistike u shpallën për kategorinë U -11, ekipi “Autokton” i Tiranës dhe për U-13 u shpall ekipi i Klosit me trajner Ergys Kola. Po ashtu, çmime u dhanë edhe për golashënuesin më të mirë të turneut i cili u shpall Oresti Kadiu dhe portieri më i mirë, Arbion Bala.