Pas urdhërit të dalë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale një ditë më parë, për mbylljen e të gjitha bareve, restoranteve e fastfood-eve, bizneset e qytetit të Burrelit kanë ulur qepenat.
Shumë prej tyre i kishin mbyllur që një ditë më parë si një kërkesë nga drejtues të Bashkisë së Matit. Asnjë prej këtyre bizneseve nuk ka nisur punën këtë të shtunë duke ju bindur plotësisht urdhërit. Për të monitoruar situatën policia e shtetit bën kontrolle periodike.
Ndërkohë, dezinfektimi i rrugëve kryesore e atyre të lagjeve ka vijuar gjatë gjithë natës së djeshme. Të ndërgjegjësuar me situatën, shumë biznese kanë bërë dezinfektimin e ambjeteve të tyre.
Po ashtu, në disa pika kyçe të rrugëve nacionale vijojnë të stacionuara forca policie të cilat mbajnë nën mbikqyrje lëvizjet e qytetarëve.