Bashkia Mat vazhdon me prishjet e ndertimeve pa leje qe kane zene hapsirat publike ne qytetin e Burrelit.
Pas prishjeve që u bene ne lagjen “Partizani” puna ka filluar me pastrimin e territoreve te zena në mënyrë të kundraligjshme ne lagjen “Pjeter Budi” të qytetit të Burrelit.
Aksioni për lirimin e hapësirave publike që janë uzurpuar në mënyrë të paligjshme nga disa individë në lagjet e qytetit të Burrelit vijon çdo fundjavë. Drejtues të Bashkisë Mat, informojnë se do ta vazhdojnë këtë aksion deri në lirimin e të gjitha hapësirave publike në territorin e Bashkisë Mat, të zëna në mënyrë abuzive. Këto hapësira do t’ju kthehen qytetarëve ashtu siç e meritojnë me kënde lojrash për fëmijë dhe vendqëndrime për të moshuarit.
Bashkia Mat deri më sot ka gjetur mirëkuptimin e qytetareve per largimin e barakave dhe gardheve pranë banesave të tyre, duke i trasportuar elementët ndërtues apo mbetjet ne destinacionin e kerkuar nga vete banoret me mjetet e bashkise. Nga ana tjetër Bashkia Mat vazhdon ti bëjë thirrje te gjithe personave qe kane ndertime pa leje, të nisin për t’i prishur vete ato para se bashkia te nderhyje me mjetet e saj.